Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, në sheshin e Derviçanit në Dropull.

Kumbaro e nisi fjalën greqisht duke përshëndetur të pranishmit “Kalimera”.

Ministrja u shpreh se busti i Mitsotakis është pjesë e një dëshmie të jashtëzakonshme e urës së kulturës së ndërtuar në shekuj mes dy vendeve.

“Kemi detyrën ta çojmë përpara së bashku, siç janë bashkë edhe dy flamujt tanë, siç janë bashkë edhe zemrat tona”, u shpreh ajo.

“Kalimera! Në Dropull s’kam thjesht kolegë e shokë, por motra e vëllezër. Ndihem kështu sepse ju më keni afruar si motër, si vajzën tuaj, edhe më keni birësuar. Kur isha e vogël vija të shikoja televizionin grek, një dritare e vogël europiane, ndonëse fshehuri.

Ky shesh dhe ky bust janë pjesë e një dëshmie të jashtëzakonshme e urës së kulturës që kemi ndërtuar në shekuj, kemi trashëguar bashkë dhe kemi detyrën ta çojmë përpara së bashku, siç janë bashkë edhe dy flamujt tanë, siç janë bashkë edhe zemrat tona, në familje, falë martesave dhe punës së përbashkët.

Nuk besoj se do të kisha fat më të madh se sa të punoj me ju, se sa të ndërtojmë bashkë urën e pathyeshme të pandalshme. Ndaj e paçim të pandarë”, deklaroi ministrja Mirela Kumbaro.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re