Home SHQIPERIA Kalimi i fondeve për ndërtimin e teatrit të ri, AMT kërkesë Kushtetueses të përshpetojë dhënien e vendimit. Kalaja: Yuri Kim të dalë sot dhe të flasë, të mos merret me vogëlsira

Kalimi i fondeve për ndërtimin e teatrit të ri, AMT kërkesë Kushtetueses të përshpetojë dhënien e vendimit. Kalaja: Yuri Kim të dalë sot dhe të flasë, të mos merret me vogëlsira

0
Kalimi i fondeve për ndërtimin e teatrit të ri, AMT kërkesë Kushtetueses të përshpetojë dhënien e vendimit. Kalaja: Yuri Kim të dalë sot dhe të flasë, të mos merret me vogëlsira

Përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja, së bashku me regjisorin Edmond Budina kanë paraqitur ditën e sotme një kërkesë për përshpejtimin e dhënies së vendimit të Kushtetueses për Teatrin. Ky reagim i Aleancës vjen një ditë pasi u bë publik lajmi se Qeveria shqiptare i ka kaluar një fond prej 900 milionë lekësh (rreth 7,3 milionë euro) Bashkisë Tiranë për “ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar”.

Avokatja Kalaja e cilësoi këtë vendim të Këshillit të Ministrave si të jashtëligjshëm në një kohë që çështja e Teatrit është ende në kushtetuese, ndaj dhe ajo kërkoi reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim për këtë çështje.

’Nuk kanë respekt, nuk konsiderojnë fare Gjykatën Kushtetuese, për vendimmarrjen e kësaj gjykate. Duke injoruar totalisht, duke ironjuar vendimin e nesërm, nxjerrin një akt normative, në kundërshtim me Kushtetutën. Pritet të kalojë në Kuevnd. E dimë shumë mirë pasojat e aktit normative i cili do ta miratojë sepse është Kuvend që miraton urdhërat e Ramës.

Ne duke ditur situatën në GJK, duke marrë informacionin e plotë se GJK po diskuton, po debaton në lidhje me vendimin e kërkesave të Presidentit që janë edhe kërkesat tona si palë e tretë. I kërkojmë GJK që të përshpejtojë dhënien e vendimit, sepse ky akt normative mund të agravojë dhe më tepër akte të tjera që kanë karakter të dëmshëm në interest të publikut. Do të doja të sqaroja se qassja e institucioneve, që në mënyrë konseguente shkelin ligjin, kanë ardhur edhe në një nënvlerësim që GJK i bëri procesit. Presidenti që në fillim, dhe ne kërkuam marrjen e masave të zbatimit të tre akteve që duhet të shfuqizohen.

Nisur nga vendimi i GJK që vendimi për masat e peuzllimit do të merren me vendimin, nuk e kanë ndaluar mbase e kanë nxitur Këshillin e Ministarve, Kuvendin dhe Bashkinë e Tiranës të vijojnë me procedurat korruptive për ndërtimin e Teatrit të Ri.

Do i bëja një kërkesë ambasadorëve, sidomos Yuri Kim e cila ka ndikuar shumë edhe në ngritjen e GJK. Besoj është në dijeni të plotë, që del në çdo dalje publike, është momenti të dalë Yuri Kim pasi nuk është prononcuar akoma për Teatrin, e ka ditën sot të dalë e ti bëjë presion institucioneve përgjegjëse. Ne përderisa respektojmë ligjin, Gjykatat, na pëlqen apo jo duhet të presim hapat e mëtejshme. Është shkelje e pafalshme, injorim nga institucionet përgjegjëse mos presin.

Unë jo më kot e thashë, injorim dhe presion, janë dhe pjesë e procesit, e dinë në çfarë faze është procesi kushtetuese, pra i thonë Gjykatës ti merre vendimin si të duash, ne do vijojmë punën tonë. Fakti që akti normative shkon në Kuvend, ata s’kanë asnjë lloj problem.

Yuri Kim mos merret me vogëlsira, jo me mediat. Media pasqyron lajmet reale, ambasadorja të dalë sot. Pse Këshilli i Ministrave 6 ditë pas vendimit, nxjerr aktin. ‘’- tha Kalaja.

Nga ana tjetër regjisori Edmond Budina e cilësoi vendimin e qeverisë si ‘pështymë’ në fytyrën e Gjykatës Kushtetuese.

“Këtë akt normativ të Këshillit të Ministrave unë e quaj një pështymë në fytyrë të drejtësisë shqiptare. E quaj një turp të madh që pa pritur ende vendimin e Gjykatës Kushtetuese ata marrin vendime”, tha Budina.

/faxweb