Kalimi i shërbimeve online nga 1 data maj ka sjellë edhe problematikat e saj .

Mos pasja e një pajisjeje inteligjente dhe mungesa e informacioneve për të proceduar në e-albania kryesisht nga mosha e tretë janë problematikat kryesore që janë evidentuar nga inspektimet në terren.

Ka qënë  zv.ministri i brendshëm Julian Hodaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi dhe Prefekti Lefter Shehaj të cilët kanë inspektuar punën në sportelet e gjendjes civile.

Vetë Hodaj është shprehur se nga 390 sportele që kanë qënë në gjendjen civile vetëm 150 do të jenë fizike vetëm për një kategori të caktuar.

Më marrjen e shërbimeve online qytetarët kursejnë kohë dhe para .

“Është një risi, revolucion, po ecën shumë mirë. Nga 39 0 sportele vetëm 150 fizike dhe vetëm për një kategori të caktuar. Gjithcka tjetër merret online. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për dy gjëra. I kursen kohë dhe para. Edhe institucioneve se gjithë ai volum pune kalon në atë që quhet back-office. Qyetari është i cliruar nga barra. Të gjithë punonjësit do të vazhdojnë të jenë në detyrë. Nuk do të lëvizi se gjendja civile ka nevojë për aq punonjës”- u shpreh Hodaj.

Për të gjitha ata qytetar që janë mosha e tretë  dhe nuk kanë mundësi të marrin shërbime online gjendja civile do të ofrojë një shërbim asistence .

Për kreun e bashkisë së Fierit Armando Subashi i gjithë ky shërbim është një revolucion.

“Është nje revolucion, ka edhe ato problematikat e veta që ditë pas ditë po zgjidhen.  Tashmë kemi bërë evidentimin e sporteleve fizike dhe online. Besoj me zgjidhjen e këtyre problemeve cdo ditë që vjen eshtë më e mirë se ajo që lëmë pas. Unë dua të garantoj se ne do të jemi vazhdimisht në kontakt”– u shpreh Subashi.

Sakaq është bërë evidentimi në cdo njësi  i atyre sporteleve që do të qëndrojnë fizike dhe atyre që kanë kaluar online.

Kalimi i shërbimeve online nuk do të sjellë një reduktim të punonjësve .

Një pjesë e tyre do të ndihmojnë qytetarët online e ndërsa pjesa tjetër do ti ndihmojnë fizikisht.

“Probematikat janë aksesimi nga grupmosha e tretw që nuk kanë aparate smart dhe skanë njohuri të mjfatueshme. Asistentët që janë pranë zyrave janë për të ndihmuar qofte ata edhe qytetaret e tjere.”– u shpreh prefekti i Fierit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re