Skip to content

Kalimi i Teatrit në pronësi të Bashkisë/ Basha e quan akt lufte dhe provokim të BE-së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur akt lufte kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, botimi i vendimit në Fletoren Zyrtare është edhe një provokim për BE-në. Ai kujton se organizata Europa Nostra ka kërkuar nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Teatrit.

“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, shkroi Basha në Twitter.