Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) tha se operacioni ‘Dega e Ullirit’ në Afrin nuk bëhet kundër kurdëve në Siri por kundër rrjetit terrorist që pretendon se përfaqëson kurdët.
Kallën iu përgjigj pyetjeve të Christiane Amanpour në kanalin televiziv, CNN International.
Ai bëri të ditur se nga rajoni i Afrinit janë bërë rreth 700 sulme ndaj Turqisë.
“Ne nuk mund të tolerojmë që një organizatë e tillë terroriste të marrë pavarësinë ngjitur me kufirin tonë ose të krijojë një strukturë të ngjashme shtetërore” tha Kallën.
Ai bëri të ditur gjithashtu se PYD nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet e rëndësishme të Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përdori shprehjen: “Nëse Turqia dhe Amerika bashkëpunon, përfitimet strategjike janë më të mëdha”.
Zëdhënësi Kallën theksoi se hapa konkrete, që duhet të hedhë udhëheqja amerikane, është mbledhja e të gjitha armëve që i ka dhënë PYD/YPG-së gjatë dy viteve të fundit dhe nënvizoi se nuk mund të bëhet fjalë për përballje të ushtarëve të dy vendeve (Turqi-Amerikë).
Ibrahim Kallën, duke bërë të ditur se Turqia do të vazhdojë të punojë së bashku me Rusinë në Siri, u shpreh duke thënë: “Ne kërkojmë që aleatët tanë ti japin fund mbështetjes ndaj kësaj organizate terroriste”.
Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën nënvizoi edhe një herë se operacioni ‘Dega e Ullirit’ nuk bëhet ndaj kurdëve të rajonit.trt

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re