Policia ka vendosur në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër pas zbulimi të armëve, minave me telekomandë dhe pakove me dimant brenda një garazhi në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kasdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura mr mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Si rezultat i operacionit u ndalua 44-vjeçari me iniciale E. T., , i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe u arrestua në flagrancë 45 vjeçari me iniciale E. T., të dy banues në Tiranë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. M., pasi nga verifikimet e kryera dyshohet se do ti shiste minat te grupe kriminale.

 

 

 

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “All in”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Trafiqet e Paligjshme, të DVP Tiranë.

Gjatë operacionit:

✅U kap një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2”;
✅U godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve;
✅U godit një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike;
✅U godit një rast i mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat dyshohet se do të shiteshin te grupet kriminale.

Sekuestrohen 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), 6 kasdolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndën të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura mr mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe po punohet për arrestimin e një shtetasi tjetër.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas në kërkim dhe një tjetër që posedonte armë zjarri dhe sende të kundraligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “All in”.

Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi E. T., 44 vjeç, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

▫️Gjithashtu, në kuadër të operacionit “All in”, Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një garazh në rrugën “Besim Alla”. Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.

Në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. M., dhe nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas do ti shiste minat te grupe kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re