Ministria e Drejtësisë kallëzoi penalisht 12 punonjës të policisë së burgut në Shënkoll, mes tyre dhe shefin e policisë pas publikimit të një fotoje, ku të dënuarit po festonin me pije alkoolike.
 
Sipas Ministrisë së Drejtësisë ne fotot e shpërndara nga vetë të dënuarit ata duken dhe me celularë duke shkelur rregulloren për pajisjet e telefonisë. Ministria e drejtësisë sqaron se punonjësit e policisë të burgut kanë shkelur parashikimet ligjore në fuqi si dhe rregulloren e përgjithshme të burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëvajtjen në institucion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re