Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani,i ka kthyer përgjigje zytare Partisë Demokratike lidhur me kallëzimin penal që Albana Vokshi ka bërë ndaj biznesmenes Vilma Nushi.
Kreu i SPAK, në kthimin e përgjigjes, shprehet se procedimi penal ndaj biznesmenes është regjistruar në vitin 2020.
Gjithashtu thekson Altin Dumani, “procedimi penal është në fazën e hetimit”.
Shkresa:
Lënda: Kthim përgjigje.
Drejtuar: Prokurorit Elvin Gokaj
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
TIRANË
Në përgjigje të kërkesës suaj, datë 12.05.2025, në lidhje me informacionin nëse ka kallëzime të depozituara nga shtetasja Albana Vokshi ndaj shtetases Vilma Nushi, ju informojmë se:
Pas verifikimeve të kryera rezulton se mbi bazën e materialit kallëzues të Partisë Demokratike përfaqësuar nga Albana Vokshi etj, ndaj shtetases Vilma Nushi, është regjistruar procedimi penal me Nr.122, viti 2020.
Ky procedim penal është në fazën e hetimit.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
DREJTUESI I PROKURORISË
ALTIN DUMANI