Koordinatori i LSI-së Vojo Bregu është kallëzuar në prokurori nga Ministria e Bujqësisë, pasi akuzohet për shkelje dhe abuzime me detyrën kur ishte në postin e sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni, që në atë kohë drejtohej nga Edmond Panariti.

Sipas CNA, auditimet e KLSH kanë nxjerrë në pah abuzimet në disa tendera, pasi Bregu ka bërë shkelje të rënda ligjore prokurime të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525 milion lekë pa tvsh të këtij tenderi.

Abuzime ka patur edhe në prokurimin për blerjen e pajisjeve për shërbimin veterinary, ku fondi i përcaktuar është dy herë më i lartë se ai i tregut. Gjithashtu KLSH ka vërejtur problematika edhe më tenderin për “sistemin e monitorimit me kamera të hidrovoreve”, ku kompania fituese ka probleme të mëdha me plotësimin e kritereve.

Një tjetër prokurim problematik është ai për blerje kafshe të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit”, pasi në këtë tender mungon baza ligjore për miratimin e fondit, që është dy herë më i lartë se çmimi i tregut.

Nga auditimi është gjetur se tenderat janë fituar nga bashkimi i operatorëve  “Arli International” dhe “Genap Group”, në kundërshtim me ligjin, pasi rezulton se nuk janë plotësuar kushtet, duke qenë se operatori ka pasur mungesë të eksperiencës, detyrime të papaguara ndaj strukturave shtetërore, mungesë të punonjësve të kualifikuar dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm si vërtetimi i bilanceve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re