Ilustruese

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronaren e një çerdheje në Tiranë pas një kallëzimi të ardhur në adresë të saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës, pasi shtetasi me inicialet O. J., pretendon se pronarja e çerdhes, shtetasja V. H., 46 vjeçe i ka thyer kockën e këmbës së foshnjës 18 muajshe.

NJoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb