Drejtori i Zyrës Vendore të Kadastrës në Fier, Arben Voja është kallëzuar penalisht në SPAK. Padia është depozituar nga Agjencia shtetërore e Kadastrës , e cila akuzon Vrojën dhe specialisten Shpresa Gjikondaj për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash me një dëm për shtetin prej 9.5 milionë Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh. Nga verifikimet ka rezultuar se për të njëjtën pasuri të paluajtshme, Voja ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke sjellë dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Njoftimi i plotë:

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re