Kryebashkiaku i Prrenjasit, Nuri Belba ka kallëzuar penalisht parardhësen e tij, Miranda Rira me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Në kallëzimin penal të depozituar në prokurinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, të siguruar nga Vizion Plus, Belba shprehet se ish-kryebashkiakja akuzohet se ka bërë shkelje me tenderin e ndërtimit të fushës së re të sportit në qytetin e Prrenjasit.
Miranda Rira, nga radhët e LSI, u zgjodh kryebashkiake e Prrenjasti në zgjedhjet e 2015 kur PS ishte në koalicion me LSI.