Mjeku infeksionit Tritan Kalo deklaroi se virusi është ende i pranishëm në Shqipëri. Ai u shpreh se është e rrezikshme të bëhen parashikime të tilla nëse pandemia kalohet në muajin maj, sepse nuk dihet fundi i saj por edhe fillimi i këtij virusi nuk është qartë i përcaktuar.
“Parashikime të tilla janë fatale po të bëhen, sepse e gjithë bota është përpara një infeksioni që nuk dihet kur e ka fundin, dihet kur e ka fillimin por edhe atë fillim nuk e ka qartë të përcaktuar, ka shumë abuzime në lidhje me fillimin e pandemisë.
Tendenca që thuhet për përfundimin në fillim të majit dhe që bota po fillon të hapet, niset nga fakti se numri i të shtruarve, dhe të infektuarve kanë tendence pozitive në rënie çfarë dikton ekonominë të marrë frymë por mbi të gjitha të marrë frymë mendja njerëzore e cila e mbyllur në një paraburgim virusal e bën njeriun të ketë çrregullime psikologjike. Këto çrregullime tek ne janë të shtuara edhe nga ato që janë trashëguar nga tërmeti i 26 nëntorit”, tha Kalo për Abcnews.