Neil Dauxois, 24 vjeç, një francez me origjinë algjeriane, u prit me dashuri dhe entuziazëm të madh nga shumë palestinezë pasi ai eci 3900 kilometra në dhjetë muaj dhe arriti në xhaminë Al-Aksa në Al-Quds (Jerusalem).

Dauxois, i cili eci 3,900 kilometra me një çantë kampingu në supe, kaloi nëpër dhjetë vende deri sa mbërriti në Mesxhidul Aksa në ditët e fundit të Ramazanit.

Dauxois, i cili kaloi nëpër Itali, Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Greqi, Turqi, Qipro dhe Jordani në rrugën e tij nga Franca për në Xhaminë Al-Aksa në Al-Quds, në një intervistë me një gazetar të Anadollias rreth udhëtimin e tij, tha se “ndonjëherë ishte mirë, ndonjëherë ishte shumë e vështirë”.

“Ti je plotësisht vetëm, ti ec dhe ke vetëm rrugën përpara. Unë i kalova ato shtigje vetëm falë njerëzve në vendet ku kalova. Kam takuar njerëz shumë të mirë. Pa ata nuk mund ta kisha të mundur, nuk do të kishte pasur sukses”, shpjegoi Dauxois.

Pasi lajmi për mbërritjen e tij në Al-Quds u përhap në platformat e mediave sociale, Dauxois u takua me interesim dhe vëmendje të madhe nga palestinezët në xhaminë Al-Aksa, veçanërisht nga të rinjtë.

Ai deklaroi se ishte shumë i befasuar nga interesimi i tyre me të mbërritur në Al-Kuds.

“Më pritën me një mikpritje të vërtetë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat e mija. Jam shumë i lumtur sepse e di që është shumë e rëndësishme për njerëzit këtu që dikush të vijë në Al-Aksa. Dhe njerëzit janë shumë i lumtur që erdha këtu, e ndjej”, tha Dauxois.

Familja në përgjithësi ishte mbështetëse për “aventurën e tij”, por Dauxois deklaroi se nëna e tij ishte e shqetësuar për të gjithë situatën dhe vetë udhëtimin. Ai raportoi se ajo i tha atij se ishte shumë krenare për të kur pa pamjet e mbërritjes së tij në Al-Quds.

I riu francez ka qëndruar edhe katër vite më parë në Al-Quds dhe thotë se është i njohur me situatën në këtë zonë.

“Kam shumë miq palestinezë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse e di që shumë palestinezë nuk mund të vijnë këtu, ata ëndërrojnë për këtë vend,” tha Dauxois.

Së fundi, ai i dërgoi një mesazh popullit palestinez:

“Ju jeni një popull i mrekullueshëm, vazhdoni kështu. Zemrat tuaja janë të mëdha dhe po bëni një rezistencë të madhe. Mbani kokën lart. Shpresojmë që kjo situatë të përmirësohet. Unë ndaj dhimbjen tuaj. Unë dhe të gjithë muslimanët në mbarë botën ju mbështesim, mos e humbni shpresën.”

Në një muaj e gjysmë të ardhshëm, Dauxois planifikon të arrijë në Arabinë Saudite, më konkretisht në Mekë, ku do të kryejë ritet e Haxhit. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re