Skip to content

Kaloi kordonin e policisë dhe tentoi të futet në stadium/ Pranga tifozit holandez

Ka filluar hyrja e tifozëve në stadiumin “Air Albania” teksa pritet të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

 

Një tifoz i Feyenoord është arrestuar pasi kishte arritur të kalonte kordonin e parë të policisë. Ndërkaq mësohet se tifozët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta të sigurisë.

 

Ata duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa po kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha.