Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës Deniona Katro.

 

Prokurorja Katro u përball të hënën më 10 tetor me trupën gjykuese të KPK, ndërsa nga hetimet iu gjet pamjaftueshmëri për blerjen e një automjeti me vlerë 256 mijë lekë. Për këtë, prokurorja dha shpjegimet e saj gjatë seancës dëgjimore. Ndërsa në dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit nuk iu gjetën probleme.

 

Procesi i vetingut për prokuroren Deniona Katro u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ëillem Brouëer.

 

Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko