Tre projektligjet e diskutuara këtë seancë plenare në Kuvend janë ratifikuar.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFË Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”” në parim u miratua me 77 vota pro dhe 10 kundër.
Në tërësi 77 pro, 9 kundër, asnjë ambstenim.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”” u miratua me vota 93 pro, asnjë kundër.
Projektligj “Për ratifikimin e Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare” u miratua me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re