Një tjetër aksident është shënuar rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori në Kryeqytet.

Policia njofton se një drejtues mjeti, i cili transportonte një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar një këmbësore dhe dy mjete.

Mësohet se e aksidentuara është 23-vjeçarja me iniciale A. M., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete.

Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re