Briken Calja ka kaluar me sukses testin anti-doping.

Lajmi është konfirmuar nga peshëngritësi shqiptar, i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij duke e postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” se ndihet i lumtur që këto teste treguan vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të Peshëngritjes:

“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit. Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, shkroi Calja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re