Konfirmohet në detyrë prokurorja Dorina Bejko. Vendimi u mor këtë të hënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Bejko doli e pastër në tre shtyllat e vlerësimit, pasi trupa gjykuese analizoi provat dhe faktet për ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.

Ajo shërben si drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Bejko ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007.

loading...