Skip to content

Kalon Vettingun, konfirmohet në detyrë prokurori që pushoi çështjen ndaj Thanzës

TIRANE– Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Kostaq Beluri ka kaluar me sukses në ‘sitën’ e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancës dëgjimore, ka konfirmuar në detyrë Prokurorin Beluri, duke rezultuar pa problem në elementin e pasurisë.

Prokurori Kostaq Beluri është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai është prokurori që pushoi çështjen ndaj Thanzës.

(BalkanWeb)