Prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda, Bujar Sheshi ka kaluar procesin e vettingut.
Sa I takon pasurisë së tij, ILDKPI kishte konstatuar vetëm një mosdeklarim të pasurisë në lidhje me një dhomë shtesë të ndërtuar në vitin 1998, e legalizuar në vitin 2015 dhe një autoveturë të blerë në vitin 2005.
Ndfonëse burimi I parave për blerjen e makinës 7 mijë euro u konsiderua i paqartë, KPK konstatoi se prokurori ka pasur të ardhura të ligjshme për këtë veprim.
Ndrëkohe sa I takon aspektit professional dhe pastertisë së figurës,  nga raporti i DSIK u bë e ditur se se prokurori Bujar Sheshi nuk kishte kontakte të papërshtatshme me persona të dënuar e kësisoj ishte i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.
KPK shqyrtoi edhe raportin për aftësinë profesionale në të cilin thuhej se prokurori nuk ka pasur masa disiplinore dhe as denoncime ndaj tij, ndërsa ka aftësi në drejtim dhe trajtim të ligjit.
Bujar Sheshi ka qënë prokuror në dosjen Meta-Prifti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re