Konfirmohet në detyrë prokurori I njohur Anton Martini.

Ai ka qënë pjesë e Krimeve të Rënda ndërsa me shkrirjen e tyre është kandidat për të qënë anëtar i SPAK, Prokurorisë së Posacmë AntiKorrupsion.

Martini ka dy dekada që është pjesë e sistemit të drejtësisë dhe ka hetuar disa nga personazhet më të rëndësishëm të botës së krimit në vend.

Aktualisht ai ka dosjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku u vra shoferi I tij dhe mbeti I plagosur vetë prokurori bashkë me një tjetër person.

Trupa gjyqësore e KPK e përbërë nga Etleva Ciftja, Genta Bungo dhe Pamela Qirko tha se prokurori Anton Martini ka rezultuar “ok” në tre komponentet, profesional, pastërti figure dhe deklaratat e pasurisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re