GREQI

Policia greke ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës në linjën Shqipëri-Greqi-Turqi. Në zonën e njohur si Orestiada, është ndaluar një automjet brenda të cilit janë gjetur e sekuestruar 72.2 kg marijuanë.

Droga do të kalohej në Turqi përmes pikës së kalimit kufitar të Kastaneon. Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia helene janë arrestuar 3 shqiptarë të moshës 24,33 dhe 46 vjeç dhe një grek i moshës 34-vjeç.

065aaa36 39f9 497c 91b4 Bb6015abd333
065aaa36 39f9 497c 91b4 Bb6015abd333

Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër shtetas grek, 22 vjeç. Nga aksioni u sekuestruan 8 celulare, 975 euro dhe 600 lek shqiptare.

Prej fillimit te vitit e deri sot, ne Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 11.3 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.

BalkanWeb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re