GREQI – Rreth 16 kg marijuanë është kapur nga policia greke në kufirin greko-shqiptare.

Operacioni është zhvilluar në Drimitsa të Igumenicws. Pas mesnate ka përfunduar në pranga një 19 vjeçar shqiptar.

Ky i fundit u kap teksa kalonte kufirin në këmbë duke mbajtur një çantë që përmbante 15 pako me 16.3 kg marijuanë.

Të riut iu sekuestrua edhe një celular.

BalkanWeb

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re