Ujërat e Vjosës po krijojnë kaos në zona të ndryshme të Vlorës. Raportohet se në zonën e Novoselës rrezikojnë të përmbyten qindra banesa dhe banorët po lundrojnë me varkë pasi janë izoluar nga uji.

Një pjesë e tyre të intervistuar për Fax News thonë se nuk pranojnë të largohen nga banesa sepse nuk kanë ku të shkojnë.
Ata shprehen se nuk po punon njeri për të neutralizuar situatën.

Si të duket gjendja?
Ku të vemë, të mbytemi?

Është rrethuar e gjithë zona, janë bllokuar njerëzit në mes të ujit. Kemi kaluar natën mbi çati.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re