Disa prej protestuesve kanë kaluar natën pas hekurave pasi u shoqëruan nga policia e Durrësit gjatë  mbrëmjes së djeshme pasi dolën në qytet në shenjë revolte për ekzekutimin e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Nga të shoqëruarit që vazhdojnë akoma të jenë të shoqëruar janë: Fatmir Topi, Fatjon Sylisufaj, Francesko Rama, Shefqet Duka, montazhier i “DurrësLajm”, Andri  Istrefi, Anton Marku dhe Nikolin Caca.

Familjarët e të të shoqëruarve kanë mbërritur pranë policisë së Durrësit dhe kërkojnë lirimin e fëmijëve pasi sipas ligjit duhet të ishin liruar tashmë. Ndërkohë që është paralajmëruar se do të mbahet sërish protestë ditën e sotme, ku do të marrin pjesë edhe familjarët e të rinjve të shoqëruar.(A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re