Ka nisur protesta kombëtare kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, ku janë bërë bashkë kategori të ndryshme qytetarët, që preken nga kriza që ka prekur vendin.

Qytetarët kanë paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë 24 orëshe, ndërkohë që disa prej aktivistëve kanë përsëritur kërkesat për qevrinë.

Qëndresa qytetare: Jo më një shtet që punon për pagë,jo më një shtet që paguan pak. Institucionet kanë filluar që të lëvizin, ministrat që e ndiznin dy orë para makinën, që kur të zbrisnin ta gjenin të ngrohtë. Falë jush ai e kuptoi që të ndalësh spekulimet nuk mjafton, qytetarët kanë nevojë që të jetojnë të begatë brenda klufijve të tyre. Kjo zyrë duhet të punojë për të gjithë, kjo zyrë nuk mund të punojë për pak.

Adriatik Lapaj: Ju jeni fytyra më e bukur e Shqipërisë sot, ku nuk është sheshi i turpit, kjo është një protestë e njerëzve të lirë, për dinjitetin, kjo është një protestë përn gjyshërit tanë, kjo është një protestë që të rinjtë të mos ikin më nga ky vend.

Ky shesh ka arritur për herë të parë të bashkojë vullnetet, duke i detyruar të ulin çmimin e naftës, duke kaluar nga teoria, që nuk mundemi, te po bëjmë aq sa mundeni. Ata munden më shumë, ato nuk janë lekët e tyre, ato janë lekët tuaja, ne do ti detyrojmë që të na trajtojnë me dinjitet. Kur ata bëhen bashkë, qytetarët fitojnë, ju fitoni. Fitorja më e madhe e kësaj protese është krijimi i vetëdijes qytetare, që ata nuk mund të tallen me ne.

Nga ky shesh unë po i përsëris kërkesat që ne kemi bërë.

Protestën nuk e lë dot Adriatiku, se e mbani ju, ju takon juve vendimi, për të qëndruar, për të protestuar. Unë di të them një gjë, bashkë me kolegët jemi munduar të bëjmë maksimumin, ne do të ikim të fundit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re