Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili ka dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë, ka mohuar njohjen me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, që ndodhet në burg për koncesionin e “Sterilizmit”.
“Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë”, tha biznesmeni, referuar qelisë së burgut, duke shtuar “Tani mund të them edhe që e njoh”.
Ai është shprehur se nuk kanë pasur as miqësi dhe as njohje me njëri-tjetrin duke theksuar se “udhëtimi im është totalisht i ndryshëm dhe i largërt, i distancuar nga udhëtimi i zotërisë në fjalë”.
Biznesmeni ka deklaruar se është prezantuar me Klodian Rjepajn gjatë një aktiviteti të qeverisë shqiptare në vitin 2013, ku theksoi se “e komplimentova për karrierën”.
Pjesë nga dëshmia:
Albana Vokshi: A e njihni Klodian Rrjepaj
Ilir Rrapaj: Do e ndaj në dy faza. Deri në gusht 2024, para 1 viti kisha dijeni se çfarë ishte dhe kush ishte. Në momentin e arrestimit, kisha dijeni se kush ishte. Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencës, tani mund të them edhe që e njoh.
Albana Vokshi: Nuk e njihnit më para Klodian Rrjepajn? Ishit miq?
Ilir Rrapaj: Fjala mik ka përkufizim të veçantë. Të jesh mik është diçka e rrallë.
Kam fatkeqësisht bindjen se ky është termi më i abuzuar. S’kam patur asnjë lloj miqësie e njohje, përkundrazi. Etiketohem si me njohje të thellë me këtë person, udhëtimi im është totalisht i ndryshëm dhe i largërt, i distancuar nga udhëtimi i zotërisë në fjalë
Albana Vokshi: Nuk e njihni nga afër?
Ilir Rrapaj: Jo
Albana Vokshi: Pavarësisht se kanë qenë në të njëjtën shkollë, të njëjtin qytet dhe të njëjtin brez nuk njihen me njëri-tjetrin
Ilir Rrapaj: Konfirmoj që nuk e njoh, nuk e kam njohur në atë periudhë. Vinim nga shkolla të ndryshe, nga i njëjti qytet por nuk do të thotë që njiheshim, nga vite të ndryshme, në mos gaboj zotëria është një vit më i madh në moshë, si edhe ishim në fakultete të ndryshme dhe e kam takuar pas 20 vitesh
Albana Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?
Ilir Rrapaj: Zyrtarisht në një aktivitet të organizuar nga qeveria. Nga afër dhe që kemi shkëmbyer kredencialet në një aktivitet publik të organizuar nga qeveria shqiptare tek Pallati i Kongresve
Albana Vokshi: Në cilin vit?
Ilir Rrapaj: 2013-2014 menjëherë pas zgjedhjeve, ka qenë momenti kur e kam takuar përmes personave.
Albana Vokshi: Për çfarë keni folur?
Ilir Rrapaj: Kam folur duke filluar me komplimente që i kam bërë zotërisë për karrierën, të pamenduar ndonjëherë sipas këndvështrimit tim, kaq gjë. I kam thënë ‘komplimente për karrierën’
Albana Vokshi: Keni folur për koncesionin?
Ilir Rrapaj: Abolutisht jo
Albana Vokshi: Si u vendosët në dijeni për koncesionin
Ilir Rrapaj: Nëpërmjet një prej ortakëve që në bashkëpunim me ortakët e tjerë po tentonin të merrnin pjesë në garë
Albana Vokshi: E-mail ‘fra”, nuk e kishit këtë koefidencë? E-mailet erdhën pas këtij takimi të rastësishëm
Ilir Rrapaj: Jam me origjinë nga Vlora. Vlla merr tonalitete nga kërcënimi më i rëndë, deri tek një likuidim rutinë i një teksti ku vijon biseda.