Dikur pati jetuar një fermer i varfër skocez. Një ditë, ndërsa punonte, dëgjoi një britmë për ndihmë nga afër moçalit. I hodhi veglat dhe vrapoi në moçal.

Atje ai pa një djalë të frikësuar dhe duke bërtitur i ngecur në moçal deri në bel. Ai po përpiqej të çlirohej.

Fermeri veproi shpejt dhe e shpëtoi djalin nga kjo.

Ditën tjetër, një karrocë e zbukuruar u ndal në shtëpinë e fermerit. Një fisnik i veshur elegant doli dhe u prezantua si baba i djalit, të cilin fermeri e kishte shpëtuar një ditë më parë.

Fisniku i tha: “Dua të të shpërblej. Ti shpëtove jetën e djalit tim.”

“Jo, nuk mund të pranoj pagesë për atë që kam bërë.” – u përgjigj fermeri dhe refuzoi të pranonte ndonjëgjë në këmbim.

Në atë moment, djali i fermerit erdhi në derë.

Duke e parë, zotëria fisnik e pyeti: “A është ky djali yt?”

“Po”, u përgjigj fermeri.

Fisniku tha: “Unë do të bëj një marrëveshje me ju. Më lejoni t’i siguroj atij djaloshi nivelin e arsimimit të njëjtë me atë që djali im do të gëzojë. Nëse ai është si babai i tij, atëherë pa dyshim, ai do të bëhet njeri me të cilin do të jemi krenarë të dy. ”

Dhe vepruan ashtu siç thanë.

Djali i fermerit ndoqi shkollën më të mirë dhe me kalimin e kohës u diplomua në Shkollën Mjekësore të Spitalit St. Mary në Londër.

Më pas ai do t’ibëhej i njohur të gjithë botës me emrin – Sir Alexander Fleming, zbuluesi i Penicilinës.

Në të njëjtin vit kur djali i të njëjtit fisnik u godit nga pneumonia.

Ajo që do t’i shpëtonte jetën këtë herë ishte Penicilina, e cila u zbulua nga djali i fermerit.

Emri i atij fisniku ishte Lord Randolph Churchill dhe djali i tij ishte Sir Winston Churchill i cili u bë një politikan i njohur dhe ishte kryeministër i Mbreterësisë së Bashkuar në vitet më të rëndësishme të ekzistencës së saj.

Mësimi:

Çfarë jep do marrësh. Nëse u bëni mirë të tjerëve, ajo do të kthehet tek ju. Pra, bëjuni gjithmonë mirë të tjerëve.

Bëje të mirën dhe hidhe në det, thotë fjala e urtë… e do ta gjesh te kripa.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re