Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e sotme në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit, ku është diskuatua në lidhje me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

E pranishme në këtë mbledhje ka qenë ministrja e arsimit Evis Kushi, e cila është përfshirë në replika të forta mne Agron Gjekmarkajn, veçanërisht për çështjen e pagave të pedagogëve, që sipas demokratit janë shumë të ulëta, dhe pamundësojnë kualifikimin e mëtejshëm të tyre.

Kushi tha se ndan të njëjtin shqetësim me Gjekmarkajn, por për shkak të autonomisë së universiteteve nuk mund të ndërhyjë ministria në rrogat e pedagogëve. Deputeti i PD-së ka rrëfyer eksperiencën e tij si pedagog, ku tha se i është dashur që të bëjë disa punë njëherësh për tia dalë.

Pjesë nga debati në Komision:

Agron Gjekmarkaj: Meqenëse vijmë nga një ambient i përbashkët që është mjedisi universitar, dikur duhet të kemi patur një shqetësim të përbashkët, mbi rrogat e pedagogëve. Kam pritur që ju vetë do të investoheshit më shumë në këtë, rrogat e pedagogëve janë të vogla, referencë së paku duhet të ishte Kosova. Ju e dini shumë mirë që me aq pak nuk blen dot libra.

Për të bërë konferenca ndërkombëtare dhe për të udhëtuar për një pedagogë është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur. Do të duhet të bëjnë nga dy tre punë dhe kur bën nga dy tre punë bie cilësia e mësimdhënies. Jam detyruar vetë të bëj dy tre punë, përpara se të vija këtu. Ky është një problem që pedagogët presin shumë më tepër.

Një tjetër çështje që më shqetëson është çështja e bibliotekës digjitale e deklaruar nga paraardhësja juaj, zonja Shahini, nuk e di cilat janë produktet e saj. Kampuset e premtuara gjatë kohës kur ishte revolta studentore, desha të di sa prej tyre janë ndërtuar dhe sa prej tyre janë në kantier në ndërtim e sipër. Dhe e fundit është çështja e tarifave studentore që nuk përputhen me mundësinë ekonomike të vendit, qoftë edhe në vende fqinje si Italia janë më të ulëta se tarifat e Tiranës, që unë e di shumë mirë që janë tepër të larta.

Ministrja Evis Kushi: Atëherë për pagat e pedagogëve dhe unë e ndaj shqetësimin me ju, por me ligjin e ri të Arsimit të Lartë përmes autonomisë institucionale u jep të drejtën universiteteve që të rrisin pagat dhe shpërblimin për pedagogët nëpërmjet senateve akademike.

Shumë shpejt unë kam një takim me të gjithë rektorët e universiteteve dhe kjo do të jetë një nga çështjet e radhës që ne do ta diskutojmë bashkarisht.

Për sa i takon bibliotekës digjitale, në mars të vitit 2019 është realizuar marrëveshja me EPSPO-n dhe RUSH, Rrjeti Akademik Shqiptar. Kjo ka mundësuar aksesin për të gjithë studentët dhe pedagogët e universiteteve publike në vend. Unë i kam këtu sipas viteve sa llogari aktive janë në vitet 2019, 2020 dhe 2021.

Për sa i takon kampuseve, unë e përmenda në fjalën time, projektet që janë aktualisht në Tiranë, por tani e kemi parë që dhe në Shkodër, Korçë, Elbasan dhe Vlorë rezidencat universitare janë të gjitha të rikonstruktuara. Në fillim të këtij viti kam patur kontakt me të gjitha universitetet dhe të gjitha rezidencat janë të aktive dhe pjesa më e madhe e tyre janë me standartet më të mira europiane.

Edhe për tarifat e e dimë shumë mirë që janë përgjysmuar. Në krahasim me rajonin ne kemi tarifat më të ulëta, përveç Kosovës, e cila tashmë ka kaluar në zero tarifa për Arsimin e Lartë, ne kemi bërë hapa shumë të mirë duke i përgjysmuar tarifat, por studentët ekselentë dhe studentët me vështirësi ekonomike jo vetëm që janë të përjashtuar nga tarifat, por marrin edhe bursë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re