Manderina Çela, e cila u godit me thikë nga 41-vjeçari Ilir Çami në lagjen nr.4 të qytetin e Korçës, ka rrëfyer momentin kur u përball me autorin.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, gruaja ka rrëfyer se sapo kishte dalë nga spitali, ku kishte të shtruar nipin, kur autori i ka dalë para në rrugë dhe i ka thënë “sot kam plan të të ther”.

“I thashë ‘largohu mos më dil më, më lër në hallet e mia, nuk kemi gjë bashkë, për çfarë më ndalon në rrugë’,”– u shpreh Manderina Çela, por shtoi se Ilir Çami e shtriu në tokë dhe i vendosi thikën në grykë.

“Aty pashë një burrë që erdhi e kapi, e hoqi dhe pastaj nuk mbaj mend më gjë, shkova në spital pa ndjenja”, theksoi ajo.

 

Manderina Çela: Kam dhimbje, kam marrë plagë në fyt, dorë, krah, ku nuk ka marrë.

Ditën e djeshme, kishin nipin shtruar në spital, erdha këtu dhe i dhashë supë, ai më kishte prerë rrugën.

Më përndjek prej 3 vitesh dhe më kërcënonte me jetë, ja siç më bëri. E kam denoncuar në polici, unë e denoncoja në mëngjes, policia e nxirrte në darkë. Nuk kam fare të bëj me këtë person, unë një burrë kam pasur dhe një kam, as të dashur nuk e kam, s’kam lidhje fare, ky është futur nga një x person, nuk dua të them emër.

Nuk kam njohje të mëparshme me këtë person, është i futur nga dikush tjetër. Më ka dalë tek Katedralja, më kërkoi për të pirë kafe se pranova. E kam denoncuar mbi 10 herë. Erdhi në shtëpi, nuk e di se çfarë donte të më bënte, a të më vriste, por e kapi burri.

Ka një vit që më erdhi në shtëpi. Nuk isha vetë, nuk dola, u trondita. U goditën me njëri-tjetrin dhe njoftova policisë. E dënuan me 6 muaj burg.

Unë njihem me personat e tjerë. Nuk dua ta prek si histori, ka 3 vite që e kam mbyllur si muhabet. Midis Ilir Çamit dhe këtyre personave ka njohje, para pak ditësh mori nipin tim në telefon dhe i tha “Jam në lokal me x person në filan vend”.

Isha ora rreth 09:00, më doli para spitalit. I thashë ‘largohu mos më dil më, më lër në hallet e mia, nuk kemi gjë bashkë, për çfarë më ndalon në rrugë”. Më tha: “Sot kam bërë plan për të të therur”. Nxori thikën dhe s’mbaj mend çfarë u bë. Më shtriu në tokë dhe më vendosi thikën në grykë, aty pashë një burrë që erdhi e kapi, e hoqi dhe pastaj nuk mbaj mend më gjë, shkova në spital pa ndjenja.

Para një dite u shkëmbyem në rrugë, por nuk folëm. Donte të pinte kafe me mua, por se pranoja. Bashkëshorti e di ngjarjen, ai është tronditur, nuk ndihet mirë as ai dhe as fëmija. Do ta denoncoj edhe personin që ka shtyrë Ilir Çamin të më përndjekë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re