Gazetarja dhe moderatorja Fiori Dardha është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë gjen kohë edhe për të komentuar me ndjekësit.

Me opsionin e ri të Instagram “ask me a question”, ajo u ka dhënë disa përgjigje interesante.

Gjithashtu Fiori ka zbuluar edhe një sekret që shumë prej personazheve të famshme nuk preferojnë ta bëjnë publike.Moderatorja ka treguar se është si të gjithë ne njerëzit e thjeshtë dhe madje ka blerë edhe veshje tek rrobat e përdorura apo siç e njohim ne “Gabi”.

Ajo ka shkruar:Veshjet që mbaj në përditshmërinë time sigurisht që i blej të gjitha. Veshjet që mbaj në ekran, në shumicën e rasteve sigurohen nga butik me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë, vite më parë kur nuk kisha mundësi të blija gjithçka të re”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re