VLORË– Një nga pamjet që ka mbetur në mendjen e të gjithëve në këto ditë koronavirusi ka qënë ajo e nënës nga Vlora, e cila kishte dalë nga shtëpia për të marrë ushqime pasi sipas saj prej ditësh kishte konsumuar vetëm ujë me sheqer.

Një denoncim i ardhur në Dosja.al nga një qytetar nga Vlora, tregon se e moshura është në gjendje të mirë ekonomike dhe se familja e saj është pronare e disa bizneseve të dhëna me qera. Madje kanë sjellë edhe një video të të moshurës teksa ajo me disa qese në Vlorë kalon nga një pallat në tjetrin. Sipas denoncuesit, ajo largon ushqimet e saj nga shtëpia për të marrë ndihma në Bashkia.

“Nëna që ka gjynah, urdhëroni. Si i merr ushqimet nga një shtëpi dhe i çon tek tjetra që të duket bosh. Edhe merruni me këta show Tv!”-dëgjohet se thotë në video denoncuesi.

Nga pamjet nuk duket qartësisht nëse e moshura në video është e njëjtja me atë që bëri xhiron e rrjetit, por ngjashmëria është tejet e madhe.

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re