Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli kla folur ditën e sotme për Fax News, duke mohuar kategorikisht akuzat që janë bërë në media se zjarrfikësit nuk janë paguar për orët shtesë.

Leli siguroi se të gjithë zjarrfikësit janë paguar për orët shtesë dhe do të vazhdojnë të paguhen për ccdo orë që nuk janë paguar ende sepse kufizohen nga ligji.

Më tej, Dritan Leli deklaroi se ka folur në telefon me Ministrin Niko Peleshi, i cili e ka informuar se do të vijojë aksioni nga ajri për shuarjen e flakëve në Dukat, sepse nga toka është e pamundur.

“Ka një riaktivizim në fshatin Dukat fushë. Është akoma larg banesave. Ka filluar në orët e para të mengjesit helikopteri për fikjen e vatres. Nga komunikimi me Ministrin do të ketë vazhdimësi nga ajri, sepse nga terreni nuk është e mundur. Ka pasur një diskutim mediatik, dua të sqaroj publikun se zjarrëfikësit e qytetit të Vlorës janë paguar të gjithë për orët e punës dhe orët shtesë dhe do të paguhen për të gjtiha orët shtesë që kanë mbetur pa apguar për shkak të kufizimeve ligjore“, tha Leli.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re