Profesori i Kimisë, SokolAbazi ka dhënë një intervistë për Fax Neës ku ka folur mbi cilësinë e ujit të pijshëm në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë.

Abazi tha se pavarësisht përdorimit në masë të filtrave të ujit, cilësia nuk mund të ishte gjithmonë e garantuar ndërsa theksoi se institucionet nuk po bënin mjaftueshëm për të siguruar ujë të pijshëm dhe cilësor.

“Rrjeti është shumë i amortizuar por edhe sistemet e trajtimit të këtyre ujërave kanë nevojë për investime shumë të mëdha sepse ajo që mungon në vendin tonë është kontrolli i ujit. Kapatur shumë raste që edhe ju i keni bërë publike kur ka pasur incidente. Uji është faktor shumë i rëndësisshëm në sistemin tonë jetësor.

Ju garantoj se asnjë nga institucinet tona nuk janë në gjendje të kontrollojnë cilësinë e ujit. Unë do thoja sepse ka një mungesë që tek stafi po ashtu edhe tek mjetet që duhet të përdorin. Për fat të keq akoma punohet me metoda të para 40 viteve”– tha preofesori.

Mes të tjerash, ai solli në vëmendje edhe debatin e kryeministrit Rama me deputeten Jorida Tabakut përsa i përket cilësisë së ujit, ku kryeministri për ta provuar këtë konsumoi një gotë ujë nga çezma.
Profesori tha se edhe kryeministri duke pasur informacionin e gabuar lidhur me cilësinë e ujit mund të ketë rënë ‘viktimë’ e një uji të ndotur dhe plot kontaminime.

“Kam frikë se edhe kryeministri me atë informacion që ka mund të bëhet edhe ai viktimë i cilësisë së ujit. Nga njohuritë që unë kam mund të them se informacioni se uji është i pijshëm për fat të keq nuk është i tillë”– u shpreh Abazi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re