Deputeti Myslim Murrizi ka qenë i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News ku ka folur gjerësisht për atë çfarë po ndodh me Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, dhe ‘ngujimin’ e anëtarëve të saj në rezidencën e ambasdadores Yuri Kim.

Duke e quajtur atë si tokë amerikane, Murrizi, tha se palët para se të shkojnë në takim i dërgojnë njëri-tjetrit sms në whatsapp se për çfarë duhet të bien dakord dhe për çfarë jo, ndërsa shtoi se ka informacione se deri më tani është folur për buzëkuqe.

Murrizi e shikon më të arsyeshme një takim mes Ramës Bashës dhe Kryemadhit me ndërmjetësinë dhe prezencën e ndërkombëtarëve, ndërsa ka shtuar se është e papranueshme që tallen me shqiptarët duke dalë njëherë në tre orë nga takimi sikur janë bërë kaps.

Prej 3 vitesh nuk po merren me atë punë për të cilin u ngrit komisioni. Sot jemi në një formë aksioni që më kujton kohën e qoftëlargut. Ajo që nuk u arrit me për shkak se nuk deshën, e bëjnë me aksion tre ditor në një rezidencë të huaj jashtë tokës shqiptare, dhe bëjnë sikur zihen, gjejnë artifica që jam i bindur se më parë ia dërgojnë njëri-tjetrit me sms, këto 3 gjëra nuk do i pranosh, këto tre të tjerat do ti pranosh. Kam informacion nga Rudina Hajdari detajet derisa kjo punë të dali. Deri tani janë marrë me buzëkuqe. Por nuk dua të dekonspiroj informacionet.

Ne në këtë palo kushteutë të ndryshuar në 2008 kemi të sanksionuar ku themi se shqiptarët ushtrojnë të drejtën e tyre përmes votës direkte qqë është referendumi dhe votës në zgjedhje. Kjo u është mohuar shqiptarëve në tre palë zgjedhje që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ky është thelbi që presin shqioptarë.

Është toka e atyre, çdo territor i ambasadave është tokë e shteteve të tyre. Prandaj aty duhet të kesh leje kur të futesh. I kanë dalë nga bodrumi i Pallatit të Kongreseve, prej dy ditësh janë ngujuar aty. Pse në këtë farë, feje, sepse klasa politike është e zhytur deri në fund. Ata jana çirak të marrëveshjes Basha-Rama dhe Monika ku di unë. Ata ndaj dalin çdo tre orë sikur janë bërë kaps dhe kthehen sëruish. Do ishte shumë më dinjitoze të takohen Basha, Rama dhe Monika në prezencën e ndërkombëtarëve. Këta po hiqen sikur nuk duan të takohen. Këta u takuan para dy mujash si këshilltar të Presidentit Meta. Meta mund të ftojë kë të dojë, i pe sa bukur shkuan dhe sa mirë rrinin.

Unë si Myslim Murrizi kërkoj si qytetar të di se cili surrat do të më dalë përballë ta votoj si deputet. Me këtë ligj që iu hodhën në 2008 krijuan enkas për të pastruar parlamentin nga llumi”, tha Murrizi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re