Dalin detaje tronditëse nga largimi i 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës.

Burimet bëjnë me dije se në dëshminë e saj në polici adoleshentja ka pohuar se ka pasur raport intim me djalin e hallës me të cilin kishte nisur bashkëjetesën, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut. Madje ajo pohon se ishte e rritur dhe se prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak.

“Me dëshirën time ka pasur raport intim dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.

Në banesën e 24-vjeçarit që kishte marrë me qira në zonën e Plazhit në Durrës, atij iu gjetën rreth 400 gramë lëndë narkotike kanabis, ndërsa tashmë shtetasi me iniciale SH.F ndodhet pas hekurave.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re