Skip to content

‘Kam kusuret e mia, por…’/ Tahiri: Nuk jam si vemjet, më mbajnë këmbët edhe pa pushtet

Ka qenë i prerë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri teksa ka deklaruar sot se pavarësisht cfarë u vendos e si do të vijojë procesi, i rikthyer tashmë në pikën zero, ai do të jetë përsëri në këmbë.

Pyetur për arsyet e rikthimit të dosjes për gjykim, ai ka thënë se për këtë duhet të lexojë më parë vendimin.

“Nuk mund të flas para se ta shoh, duket se zvarritja e  tillë është padrejtësi, sipas aksiomës se drejëtsia e vonuar nuk është më drejtësi”.

Për çfarë arsyesh dyshoni se bëhet kjo? Shkaqet e trupës që e riktheu?

Duhet të shoh vendimin, unë si Ministër i Brendshëm, i drejtoja presidentit cdo javë një shkresë me emra konkretë gjyqatrësh dhe prokurorësh që kishin shkekur ligjin, e bëja publikisht jo nën rrogoz, siç në politikë kam qenë i hapur, i drejtëpërdrejtë, nuk kam bërë asnjë kompromis me askërkënd në kurriz te asaj qe kam besuar, unë në këmbë do të jem prapë, i lirë ose jo.

Besoni te drejtësia dhe te SPAK?

Të njëjtët ishin, me veting janë, nuk kam asnjë opinion për këtë, mua më intereson drejtësia, kam luftuar ndonëse pa asnjë diskutim kam bërë gabime, i jap të drejtë gjithkujt që thotë, që ky nuk futet në burg, ky kështu ky ashtu, ju garantoj nuk kam bërë asnjë faj, ju garantoj kam kusuret e mia pa asnjë hesap,

Për cfarë kusuresh e keni fjalën?

I referohem vetes sime, por kurrë nuk kam bërë faj. E kam ndjekur procesin me korrektesën më maksimale duke ikur nga deputetllëku, për t’u përballur si qytetar

A i vlejti që hoqët dorë?

Ia ka vlejtur të përballem si qytetarë, jo si vemjet që jam përballur si pushtetarë, këmbët e mia më mbajnë edhe pa pushtet.

/shqip