Kryeministri Edi Rama nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, iu drejtua Antony Blinken duke u shprehur se “kam lajme për ju sot”.

Kreu i qeverisë theksoi se dikatori Enver Hoxha, për të cilin u ndërtua edhe Piramida, sot po rrotullohet në varr.

“Kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua dhe u dedikua si tempull i përjetshëm, po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtje dhe për t’ju luftuar. Por sot ne ju mirëpresim. Dikur një tempulli periudhës së errët, sot ky tempull zgjeron horizontet e rinisë sonë.

Çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta tek ju, në emër të shqiptarëve ju uroj mirëseardhjen. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta tek ju, ju jeni shumë të sigurtë në mesin tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku im.

Kini parasysh që ne mund të mos jemi aq të mëdhenj sa vendet e tjera që vizitoni ju dhe mund të mos jemi aq të pasur, por ne jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe s’jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera. Ju falenderoj që jeni në mesin tonë”, u shpreh Rama.

Rama mirëpriti Blinken në një takim tek Piramida e Tiranës me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative amerikane dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re