Në një intervistë për BBC, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka bërë një rrëfim shumë të ndjerë dhe emocional atje se si lufta ka ndikuar në jetën familjare të saj. Ajo tregoi për peripecitë që kanë kaluar bashkë me fëmijët si dhe mungesën e Volodymyr -it si bashkëshort e baba pranë tyre.

 

 

“Kjo mund të duket pak egoiste, por unë kam nevojë për bashkëshortin tim pranë dhe jo për një figurë historike. Por ne qëndrojmë të fortë, jemi forcë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Dhe jam e sigurt se do ta përballojmë së bashku. Me burrin nuk jetojmë bashkë, familja është e ndarë. Ne kemi mundësinë të shohim njëri-tjetrin, por jo aq shpesh sa do të donim. Djalit tim i mungon babai. Më dhemb kur shikoj që fëmijët e mi nuk planifikojnë asgjë. Në një moshë të tillë, të rinj.

 

Vajza ime është 19 vjeç. Ata ëndërrojnë për udhëtime, për ndjesi të reja, emocione, por nuk e kanë një mundësi të tillë.Unë besoj në bashkëshortin tim dhe e mbështes. E di që ka forcë të mjaftueshme. Për çdo person tjetër që njoh, mendoj se do të ishte shumë më e vështirë kjo situatë. Ai me të vërtetë është një person shumë i fortë dhe elastik. Dhe ky elasticitet është ai që ne të gjithë kemi nevojë për momentin.

 

Unë me të vërtetë shpresoj se mund të frymëzoj dikë, mund t’i jap dikujt shpresë ose këshilla, ose të dëshmoj me shembullin tim se jetojmë, punojmë për të ecur përpara. Askush nuk mund ta dijë se çfarë i pret njerëzit. Në fund të fundit, askush nuk mund ta imagjinonte që në shekullin e 21-të, një luftë e tillë do të fillonte në mes të Evropës dhe se do të ishte kaq mizore. Një luftë e përgjakshme. Pra, nuk e kam imagjinuar kurrë që do të isha në këtë rol pikërisht në këtë kohë.

Gjithësesi ne kemi shpresa të mëdha për fitore, por nuk e dimë se kur do të vijë. Dhe kjo pritje e gjatë e stresi i vazhdueshëm, ka ndikimin e vet!”- u shpreh Olena.

 

Olena dhe Volodymyr u dashuruan në bankat e shkollës së mesme dhe më pas studiuan e punuan së bashku. Puna e tyre nisi në një trupë humori për një studio televizive, ai si aktor dhe ajo si skenariste.

Tani, skenaristja reflekton duke u shprehur se nuk e kishte imagjinuar kurrë që bashkëshorti i saj një ditë do të bëhej “figura historike” që është sot, duke thënë se atë dhe fëmijët i kishte marrë malli për të dhe kishte nevojë që Volodymyr të qëndronte në krah si bashkëshorti i saj./Living/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re