Zbardhen detaje te reja nga hetimet lidhur me vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij ne Balldren.

Burime për News 24 bëjnë me dije se 25 vjeçari kishte marrë një plumb në ballë, e po ashtu kishte gërvishtje në dorë.

Burime nga policia bëjnë me dije se plumbi ishte ne pozicion që nuk mund te shtinte pasagjeri.

Nga disa kamera sigurie është parë para ngjarjes i vetëm e po ashtu gjetja e pistoletës në makinë ka shtuar më tepër dyshimet e policisë që mund të jetë vetëvrasje.

Vendi ku u gjet i pajetë Romario Brunga

Po ashtu familjarët nuk kane deklaruar qe i riu mund të ketë patur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni.

I riu punonte si kamarier ne zonën e Balldrenit.  Dyshimet mbi vetëvrasjen e Romario Brungës janë shtuar pas hetimeve të komunikimeve të fundit të të riut.

Nga hetimet ka rezultuar se personi i fundit që ka komunikuar 25 vjeçari ka qenë shoku i tij i ngushtë.

Brunga e ka telefonuar shokun e tij të ngushtë duke iu shprehur ‘kam një hall shumë të madh’.

Më pas pasi ka mbyllur telefonin dhe pasi shoku i tij e ka marrë disa herë ai nuk e ka hapur telefonin.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë kur ka dalë nga puna deri në vendin ky dyshohet se ka vrarë veten 25 vjeçari ka qenë gjithë kohës duke folur në telefon dhe i vetëm.

Të gjithë këto detaje kanë përforcuar dyshimet e policisë së Lezhës se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

LEXO EDHE: U gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarët! Romario Brunga ishte martuar 7 muaj më parë, ja pista kryesore që po heton policia

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko