Kryeministri Edi Rama, teksa komentoi në mbledhjen e Grupit të PS-së arrestimin e Erion Veliajt dhe marrjen nën hetim të deputetes Klotilda Bushka, u shpreh se “kam një ngushëllim për veten time, i hymë detit në këmbë”.

Rama deklaroi morën përsipër të që të jenë në pushtet dhe t’i lënë brinjët në dispozicion të drejtësisë.

Por, kreu i qeverisë theksoi se nuk ka asnjë pishman për këtë, duke shtuar se “e vetmja pikëpyetje që kam është a do t’ia dalim ta bëjmë të pakthyeshne reformën në drejtësisë”.

Edi Rama: E fundit që kam është një ngushëllim për veten time dhe ju bashkë me mua që i kemi hyrë detit në këmbë dhe që është mirë ta ndaj me ju sepse i kemi hyrë detit në këmbë kur vendosëm të bëjmë një kthesë që të tjerët mbase kanë qenë më të zgjuar se ne, që nga viti 1912 nuk e kanë marrë përsipër, në vend i vogël me shumë lidhje, komshinj, kushërinjtë e interesa. Ne e kemi marrë përsipër të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga ai politik, kemi marrë përsipër të jemi në pushtet dhe brinjët tia lënë në dispozicion drejtësisë.

Nuk kam asnjë pishman për këtë, e vetmja pikëpyetje që kam është a do tia dalim ta bëjmë të pakthyeshne reformën në drejtësi, që institucionet ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko