Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesa për ndryshim mase e ish shefit të krimeve, Leonard Palushi, arrestuar në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

 

Palushi kërkoi nga gjykata ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest në shtëpi, për shkak të një problemi familjar.

 

Bëhet fjalë për një operacion mjekësor të të birit, arsye kjo jo e pranueshme për togat e zeza.

 

Leonard Palushi ka mbajtur së fundmi detyren e Shefit të krimeve në Komisiariatin e Lezhës. Ai u vu në pranga se ndihmoi një grup kriminal, duke prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit në Elbasan, në kohën kur ishte me sherbim në këtë qytet.

 

Leonard Palushi futi armën tek servisi i babë e birë në Peqin për llogari të një grupi kriminal që operonte në zone, për të devijuar hetimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re