Skip to content

“Kam parë edhe unë njerëz me armë në PD”, Tritan Shehu flet për situatën në selinë blu: Është e turpshme të bësh kallëzim në SPAK ndaj kolegëve demokratë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu gjatë një interviste për “Fax Neës” ka folur për zhvillimet politike që po ndodhin brenda selisë blu.

Shehu tha se brenda PD-së ka parë njerëz me armë por nuk e di nëse janë civilë apo persona të gardës së Republikës. Tritan Shehu e cilësoi si të turpshme kallëzimin e Bashës në SPAK ndaj kolegëve demokratë duke theksuar se vula dhe partia nuk është në pronë të askujt.

“Është një ditë zhvillimesh normale brenda PD, pas Kuvendit të 11 dhjetorit. Të gjitha mbledhjet komisioni i Rithemelimit do t’i zhvillojë në PD, aty është selia jonë e përbashkët, kjo është normale. Ky komision sot mori formë të plotë, është referendumi i datës 18 dhe kjo është elementi kryesor që ka PD.

Persona të armatosur brenda PD? “Ishte diçka që ra në sy kishte njerëz të armatosur, nuk e di a ishin njerëz të gardës apo njerëz të tillë, nuk ka pse të ketë njerëz të tillë, ajo është shtëpia jonë e përbashkët ku ne drejtojmë PD-në. Nuk është një gjë normale që brenda PD të ketë persona të armatosur, puna e komisionit filloi normalisht dhe në selinë e PD do të vazhdojë.

Kallëzimi në SPAK – Është e turpshme që mban erë të qelbur po çon në SPAK kolegët për një mbledhje që ne zhvilluam, vula simbolet e PD janë pronë e gjithë demokratëve, nuk është prona e askujt as selia, ska tapi për Bashë. Është një shfaqje e shëmtuar që tregon dobësi dhe aspak dëshirë, është shumë e turpshme që të cosh në SPAK kolegë të PD, ata nuk kanë asgjë pronë.

Nesër në selinë blu? Nuk e dimë kur do të bëjmë mbledhjen e radhës, sot u ndanë detyrat, komisioni i elementëve, është një proces që do të ndiqet deri në datën 18. Nuk ka asnjë përplasje në PD, nuk ka asnjë lloj elementi të tjerë, Kuvendi njohu edhe fraksionet kush është pakicë duhet të bashkëpunojmë me njëri tjetrin, të jemi sa më shumë demokrat mes nesh. Unë shoh vetëm zhvillime pozitive më në fund pas shumë kohësh brenda PD-së”, përfundoi Tritan Shehu.

/faxweb