Autori i vrasjes së 55-vjeçarit Armando Meshau, Rei Mete është marrë në pyetje nga poliçia.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC News se 33 vjeçari ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë Armando Meshau.

Por sipas tij, debati mes tyre degradoi nga sharjet në përplasje fizike.

“Me Armandon u takova rastësisht në internet kafe. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësua tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa.

Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë dhe kam shkuar ta takoja i kërkoja lekët që më kishte premtuar”, mësohet të këtë thënë 33 vjeçari para policisë.

LEXO EDHE: Apartamenti shkak i konfliktit me një viktimë në Vlorë/ Shoqërohen 10 persona dhe sekuestrohen kamerat e sigurisë

Po ashtu ai ka pretenduar se viktima 55 vjeçar e kishte ofenduar dhe goditur i pari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Vlorë ku pas një përplasje fizike mes dy personave ka humbur jetën 55 vjeçari, Armando Meshau.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re