Skip to content

“Kam pasur presione, por nuk tërhiqem”/ Agron Jemini: Të gjithë jemi për largimin e Ramës, gjithë Shqipëria në protestë

agron jemini

Protestuesi Agron Jemini, i njohur edhe si djali i Flamurit, ka deklaruar se do të vijojë pjesëmarrjen në protesta deri në fund, pavarësisht presioneve që thotë se ka përjetuar.

Në një intervistë për News24, Jemi kritikoi reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave, duke i cilësuar ato si tallëse me qytetarët që kërkojnë ndryshim.

“Gjithë Shqipëria është në protestë. Reagimet e kryeministrit janë tallëse. Podiumet, karriget që vendos aty janë tallëse. Të gjithë jemi për largimin e Ramës. Mendoj që do ta japë dorëheqjen, duhet të ketë ndërhyrje edhe nga ndërkombëtarët. Kam pasur presione, por nuk tërhiqem kurrë do vazhdoj në protestë deri në fund”, tha ai.