Analisti Andi Bejtja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se ka punuar edhe për George Soros dhe shtoi se sipas tij “filantropi” ka bërë edhe punë të mira për Shqipërinë. Ai më tej u shpreh se është një fakt se në momente të caktuara, politika ndërkombëtare në periudha të caktuara Ballkanin ja ka lënë Sorosit, kështu që edhe pretendimi që ky i fundit të kryejë lobime me zyrtarët amerikanë ishte diçka e besueshme, sipas analistit.

“Kam punuar vetë për Sorosin, ka bërë gjëra të mira për Shqipërinë, por ka bërë dhe investime të mëdha që ne nuk i lexojmë dot hë për hë. Ka qenë një fakt që vetë politika e jashtme amerikane në një moment për Ballkanin i është lënë Sorosit e shkruar e zeza mbi të bardhë.

Kështu që Soros të bëjë lobim me zyrtarët amerikanë për diçka më duket e besueshme, pavarësisht kush është Sorosi. Unë nuk jam bardhë e zi me Sorosin, jam edhe me ngjyra. Që mund të ketë bërë lobim nuk diskutohet”, tha Bejtja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re