Pedagogu Sazan Guri është shfaqur skeptik në lidhje me vaksinat dhe procesin e vaksinimit në vend, duke u shprehur se kurrë nuk ka marrë masa për t’u mbrojtur nga virusi.

Madje ai vuri në dyshim edhe mënyrën se si mund transmetohet Covidi, duke u shprehur se ai nuk transmetohet duke i dhënë dorën njerëzve.

“Isha përgatitur për grip dhe grip kalova. Nuk mbaj as maskë, as test as distancë, kam puthur plaka gjithandej. Ajo asimptomatik është gënjeshtër. O je shtatzënë o nuk je, o ka Covid o nuk ka“, tha ai ne Klan.

Më tej Sazan Guri kundërshtoi edhe mënyrën e takimit me grusht mes njerëzve duke theksuar se pëllëmba ishte e përgatitur për prekjet që prej krijimit të njeriut.

“Po të jetë për takimet, kjo ka 3 milion vjet që është bërë për të prekur, me pëllëmbë nuk e merr kurrë“- u shpreh ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re