Albana Osmani ka vite që nuk e kemi parë më në një emision televiziv. Këtë të diel ajo ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”, ku rrëfeu shumë detaje nga jetesa e saj.

Albana la të nënkuptohet se është në një lidhje dashurore, duke u rezervuar të tregonte më shumë. Moderatorja tha se nga raportet e të gjitha llojeve ka mësuar shumë dhe tanimë arrin të shikojë jetën me një tjetër sy. Teksa jemi pak javë larg natës së ndërrimit të viteve, Albana rrëfeu dëshirën e saj për 2021-in. Bukuroshja tha se ka dëshirë që së shpejti të bëhet nënë. Këtë dëshirë ajo e ka ndarë dhe me familjarët, të cilët mezi e presin këtë gjë.

“Kur e din ti që nuk e kam gjetur. Unë ndihem shumë e lumtur. Unë kam bërë shumë gabime, kam bërë 1 miliardë, unë kam mësuar të dua veten më shumë se më përpara. Kam qarë tre vite me radhë, ne duam të dukemi perfekt, faleminderit të gjithë atyre, të gjithë raporteve në jetë sepse më mësuan të shikoj jetën me një sy tjetër. Do të bëj një fëmijë sa më shpejt”, tha Albana.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re